“Ilaçi” Ibrahimovic nuk kishte asnjë efekt, nuk mjaftoi për të shënuar “plagët” e Milanit. Është e padrejtë t’ia faturosh një 38-vjeçari blofin e radhës së Milanit, një lojtari që kishte më shumë se dy muaj që nuk luante asnjë ndeshje por sigurisht që 60 mijë spektatorët prisnin një “magji” nga ana e suedezit, një prekje për të zhbllokuar ndeshjes me Sampdorian e cila përfundoi në barazim pa gola.

Ibra u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 55-të duke marrë vendin e Piatek në majën e sulmit. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti që më shumë se sa një finalizues, një “torrë” në majën e sulmit, Ibra u shfaq si regjisor, si ndërlidhës ndërmjet reparteve. Ibra preku 16 herë topin, ku 7 pasime ishin të sakta por goditi vetëm një herë kuadratin. Mungesa e krosimeve, apo topave në qendër, pati një ndikim të madh në paraqitjen e tij.

E vetmja gjë që nuk kishte ndryshuar që nga koha kur u largua nga Milano, ishte forca e tij në ajër, arriti të fitoj 80% të dueleve. Sigurisht që nuk i mungonte as grinda e as dëshira për të bërë mirë. Kjo javë do ti shërbej edhe më shumë suedezit për tu njohur me shokët e tij dhe mbi të gjitha të fitoj më shumë minuta në këmbë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: