Sfida ndaj Apolonisë çliroj ambientin e kuq, një fitore me tre gola që erdhi pikërisht në momentin e duhur. Jo vetëm pikët e plota, më shumë se sa rezultati, Daja iu gëzua edhe formës që shfaqi faza ofensive, problemi më i madhe që i ka shoqëruar kryeqytetasit në vitet e fundit. Atmosfera është shumë pozitive teksa e shohin veten tre pikë larg kreut pas katër javësh kampionat.

Me grupin e plotë, Partizani ka gjithçka duhet për të synuar objektiva të rëndësishëm duke parë dhe formën jo të mirë, apo me ulje ngritje të rivalëve të tjerë. Këtë të diel, Partizani pret Skënderbeun, një test shumë i rëndësishëm pasi vjen përpara derbit të kryeqytetit, një ndeshje ku të kuqtë kërkojnë me çdo kusht ta fitojnë për të shkuar më të qetë përballë Tiranës dhe për të arritur atë që Daja kërkon me insistim, vazhdimësinë. Lajme të mirë vijnë përpara sfidës me ekipin korçarë, pas rikuperimit të Brojës dhe Korderos, Daja mund të mbështet edhe tek dy elemente të tjerë shumë të rëndësishëm, Jasir Asani dhe Brian Braun. Të dy lojtarët kanë lënë pas dëmtimet dhe janë rikthyer të stërviten me pjesën tjetër të ekipit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb