Incidentet që ndodhën në stadiumin “Zeqir Ymeri” në ndeshjen Kukësi-Partizani kanë shtuar edhe më shumë kundërshtimet mes dy klubeve dhe vazhdojnë akoma replikat në distancë mes tyre për atë që ndodhi në shkallët e stadiumit. Së fundmi klubi i kuq ka postuar një komunikatë në faqen e tyre zyrtare, por edhe një video të re ku tregojnë qartë sendet e hedhura nga mbrapa stadiumit mbi kokat e tifozëve të tyre.

Postimi i plotë dhe video e hedhur në “Facebook”:

INCIDENTET NE KUKES
Ku është pabesia këtu !!!

Klubi nëpërmjet kësaj video zbardh për opinionin publik të vërtetën e incidentit të ndodhur në stadiumin “Zeqir Ymeri” përgjatë takimit Kukësi – Partizani. Siç duket qartë nga pamjet filmike, në sektorin ku ishin akomoduar tifozët e kuq në minutën e 62’ nga jashtë ambjenteve të stadiumit kanë vërshuar sende të forta në adresë të mbështetësve të Partizanit. Fill mbas kësaj minute ndodhi edhe përplasja e tifozëve me forcat e rendit. Argumentet faktojnë se deri në minutën e 62’ tifozeria e kuqe ka patur një sjellje korrekte në shkallët e stadiumit.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/623644687829931/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb