Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama u përball me një situatë aspak të këndshme, teksa një i ri i ngriti zërin dhe kritikoi ashpër.

“A e dini se studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur”, ishte fjalia e tij. Pas kësaj, kryeministri reagoi ashpër: “Jepjani pra recetën këtij”, tha kreu i qeverisë.

Mirëpo, menjëherë pasi ka replikuar në distancë me kryeministrin dhe në kushte të pabarabarta, i riu është marrë me forcë nga truprojat e kryeministrit dhe është nxjerrë jashtë sallës ku mbahej ceremonia e diplomimit. Djali, edhe pse i shoqëruar, sërish replikon edhe pak caste me kreun e qeverisë.

Katër badigardë e kanë marrë me vete të riun dhe e kanë nxjerrë nga ambientet e sallës. Ndërsa, në sallë dëgjohen zëra të studentëve të tjerë, që thonë se në ato momente duhet të ngriheshin të gjithë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb