Kjo e hënë shënoi ditën e 6-ë të protestës për rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

Por, ndryshe nga protestat e tjera u shënua një incident në mesin e protestuesve. Ishte një student që kërkoi të merrte fjalën dhe nisi të thurte lavde për kryeministrin me fjalët:

“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit.

Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”.

Këto deklarata nxitën irritimin e turmës, që i cilësuan deklaratat e vajzës si provokim dhe i ndërprenë asaj fjalën. Sakaq, vlen të përmendet se qytetarët kanë paralajmëruar sërish një protestë të martën në orën 17:00, ndërsa të shtunën në orën 11:00 është thërritur një marshim mbarëkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: