Neymar po përjeton sezonin më të vështirë në aspektin personal. Aventura te PSG ishte një dështim i madh, vetëm kampionati francez nuk mund të përmbush egon e një futbollisti që dëshiron të jetë numri një në botë. As aventura me përfaqësuesen braziliane po shkon ashtu si Neymar dëshiron. Fillimisht trajneri Titte e “shkurorëzoi” duke i hequr shiritin e kapitenin ndërsa në seancën e fundit stërvitore, ylli brazilian është injoruar nga lojtarët e rinjë të grumbulluar, më saktë nga Weverton, i cili aktivizohet me U-20 e Cruzerios.

Weverton shihet duke i bërë një “tunel” Neymarit por sulmuesi i PSG nuk e ka pritur aspak mirë duke e përplasur në tokë. Jo vetëm keq, gjatë një mini ndeshje kontrolli, Neymar ka ndjerë shqetësime në këmbën e tij të djathtë duke mos e përfunduar seancën stërvitore. Fatmirësisht ekzaminimet treguan se nuk kemi të bëjmë me ndonjë tërheqje, sipas të gjithë gjasave, Neymar do të jetë në dispozicion të trajnerit Titte për dy miqësoret, kundër Katarit dhe Honduras.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: