“Meritonim më shumë, mbase duhet të ishim më të zotë të konkretizonim rastet që krijuam. Vendosëm në vështirësi një skuadër të madhe si Barcelona”. Me këto fjalë e ka nisur konferencën për shtyp trajneri i Interit, Antonio Conte: “Në pjesën e dytë ata shtyn më shumë përpara, ne ishim më të plogësht pasi ishte ndeshja e gjatë në pak ditë ku pjesa më e madhe e lojtarëve kanë qenë prezent”.

Conte u ndal më pas duke komentuar vendimet e arbitrit ku dukshëm nuk është shumë i kënaqur: “Jam disi i zhgënjyer pasi pashë disa raste që nuk u administruan si duhet, shumë gjëra të tjera nuk më pëlqyen që në fillim. Arbitrit i kërkova të na respektonte, gjithsesi nuk dua të krijoj alibi, ishte një ndeshje që e luajtëm mirë dhe treguam se mund ti vendosim në vështirësi, nuk besoj se rezultati ishte i drejtë”, theksoi ndër të tjera trajneri zikaltër.

“A ishte rezultati i drejtë? Kjo ishte pyetja e parë që iu drejtua edhe trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde: “Antonio Conte do të thotë jo, un them po. Inter është një skuadër e madhe dhe këtë e konfirmoi në pjesën e parë, na shënuan në rastin e parë. Në pjesën e dytë ishte ndryshe, zbritëm më mirë në fushë, ishim të shpejtë dhe kontrolluam më mirë sulmuesit e tyre, në fund arritëm ti përmbysim. Messi? Është unik, kemi gjithnjë nevojë për të”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb