9 gola të shënuar dhe 5 të pësuar në dy javët e para të Serie A janë shifra çmendura, shifra që i shkojnë përshtat Inter në këtë fillim sezoni, një skuadër që vijon të jetë në ndërtim e sipër. Në fund ato që kanë rëndësi janë pikë dhe zikaltërit i kanë të plota, 6-të. Ndaj Benvento ishte një spektakël ofensiv, të gjithë u argëtuan, përfshi këtu edhe Antonio Conte që rrallë herë është i lumtur.

E nisën me gol që në minutën e parë ku Lukaku finalizoi një aksion perfekt. Në të 25-tën ishte Gagliardini që realizoi një gol shumë të bukur duke i dhuruar Inter avantazhin e dyfishtë. Zikaltërit ishin thjeshtë të papërmbajtshëm teksa tre minuta më pas Lukaku kompletoi “dopjetën” e tij personale dhe golin e tretë për Inter. Benevento u përpoq të rihap lojën në minutën e 34-ët por vetëm kaq pasi Hakimi në fundin e pjesës së parë shënoi golin e parë më Inter dhe të katërtin për ekipin. Në pjesën e dytë kishte kohë edhe për golin e Lautaro Martinez që dërgoi shifrat në 1-5 ndërsa Caprari në të 76-tën shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Benevento duke sigluar rezultatin final 2-5.

“Pjesa më argëtuese e këtij ekipi është fakti që ndryshojnë aktorët por jo ideja e lojës”, u shpreh Conte pas ndeshjes duke shtuar. “Pësojmë shpesh, kështu ndodhi edhe ketë herë, duhet të punojmë për të gjetur ekuilibrat e duhur. Na shohin si favorit? Duhet të jemi të lumtur për këtë perceptim, do të thotë që kanë respekt për mua, për Inter për punën që bëjmë”, u shpesh tekniku zikaltër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: