Antonio Conte e ka me nxitim, Eriksen po ashtu. Goditja më e madhe e Interit në këtë merkato dimri është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit, ka zbritur në stërvitje duke konfirmuar dëshirën e tij për ti ardhur në ndihmë një grupi që po has shumë vështirësi në javët e fundit.

Eriksen Lukaku
Eriksen Lukaku

Sot në mbrëmje, në “San Siro”, në sfidën e Kupës kundër Fiorentinës, Eriksen pritet të jetë në bankinë, një sinjal shumë i rëndësishëm nga një lojtar i cili sapo ka zbarkuar në Milano. Gjatë prezantimit të tij, fantazisti danez rezervoi fjalë të ëmbla për klubin zikaltër, për tifozët dhe për trajnerin Antonio Conte:

“Mezi prisja të vija, të jem këtu është diçka shumë e bukur, jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi. Jam i emocionuar, e kam ndjerë menjëherë dashurinë e tifozëve, ishte një pritje fantastike, ndihem shumë mirë.

Conte? Kam pasur mundësi ta njoh kur isha pjesë e Tottenham, ka qenë e vështirë të luaje përballë Chelsea të tij. Mundësia për ta njohur nga pranë dhe të mësoj lojën e tij më emocionon”, u shpreh Eriksen gjatë prezantimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: