Nuk ishin në formën e tyre më të mirë, ndaj Parma zhvilluan një nga ndeshjet më të shëmtuara por në fund ato që kanë rëndësi janë pikët e plota. Inter ia del të kalojë një pengesë jo pak delikate, arrin të marrë një fitore të vuajtur në transfertë që i dërgon në plus gjashtë nga Milan dhe në plus dhjetë nga Juve, “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak. Antionio Conte nderohet nga ai që pritej më pak, Alexis Sanchez, autor i një dygolëshi.

Pas një pjesë të parë ku bën shumë pak, madje në disa momente ishin dhe më fat, me Andanovic që i mbajti në lojë, në fraksionin e dytë, në momentin më delikat, Sanchez fal dhe “gol line” kaloi zikaltërit në avantazh. Në minutën e 62-të një kundërsulm i shpejtë solli dhe avantazhin e dyfishtë me Lukakun që dhuroi një asisit i konvertuar në gol nga Sanchez. Parma u përpoq të rikthehej në lojë, rihapën ndeshjen me Hernani në minutën e 71-të por vetëm kaq, pa mund ti rrëmbejnë pikë kryesuesve të Serie A. Në përfundim të ndeshjes, Sanchez i lëshoi një mesazh të qartë trajnerit Conte: “Ndihem mirë, jam në formë, ndihem si një luan në kafaz, sa më shumë luaj aq më mirë jam. Titulli kampion? Duhet luftuar, ndeshje pas ndeshje, duke vuajtur për çdo top”, theksoi Sanchez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb