Inter “fluturon” në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pasi mposhti Fiorentinën me rezultatin 2-1. Në mbrëmjen e debutimit të Eriksen dhe Moses, të dy e nisen ndeshjen nga stoli, zikaltërit e gjeten vetën në avantazh në minutën e 44-të me Candreva që përfitoj pas një rrëmuje në zonë. Me fillimin e pjesës së dytë, Fiore u rikthye në lojë ku Caceres barazoi shifrat në minutën e 60-të.

7 minuta më pas ishte Barella i cili me një goditje shumë të bukur i dhuroj Interit një biletë për në fazën gjysmëfinale ku do të përballen me Napolin e Gattusos. Në përfundim të ndeshjes ishte Beppe Marotta ai i cili foli për merkaton ziklatër ku fillimisht u ndal tek transferimi i Eriksen:

Marotta
Marotta

“Është një lojtar shumë i mirë, jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër. Inter tani ka një skuadër me nivel të lartë, shpresoj të jetë fillimi një gjenerate të re kampionësh. Nuk besoj se do të afrojmë lojtarë të tjerë, kjo pasi tani është e vështirë të gjesh lojtarë të lirë të cilët mund të rrisin nivelin e ekipit”, u shpreh drejtori i deleguar i Interit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb