Serie A nuk ka ende një padron absolut, kjo fal Interit dhe fitores së madhe që arritën në transfertë përballë Napolit. Antonio Conte dhe tifozët zikaltër po shijojnë formën e shkëlqyer të dyshes së sulmit, mbi të gjitha të Lukakut i cili edhe një herë konfirmoi se Inter ka goditur në merkato me transferimin e tij.

Me “dopjetën” në “San Paolo”, Lakaku arriti në kuotën e 14 gola duke vendosur një rekord të ri në shtëpinë zikaltër. Belgu është golashënuesi më i mirë pas 18 javësh kampionat duke thyer rekordin e Verit në vitin 2000. “Lu-La”, Lukaku-Lautaro, janë gjithashtu një dyshe për tu admiruar, 16 gola kanë shënuar të dy sëbashku në transfertë, 10 Lukaku 6 Lautaro, duke qenë dyshja më e mirë në 5 kampionatet më të rëndësishme në europë.

Juventus kapet fort pas C.Ronaldos, portugezi arriti të realizoj një “tripetë” përballë Cagliarit, e para në Serie A, e 36 në karrierë duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi me 34 tripleta. Me këtë tregolësh, CR7 shkon në kuotën e 13 finalizimeve këtë sezon, një më pak se Lukaku dhe 6 më pak se Immobile, golashënuesi më i mirë në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb