Inter merr tri pikë me shumë vlera në luftën për titull në Serie A. Zikaltrit fituan 1-3 në transfertë me Spezian dhe i kalojnë kështu presionin Milanit dhe Napolit që ndjekin nga pas.

Skuadra zikaltër ka qarkulluar mirë topin dhe ka pritur momentin kur Brozovic ka goditur dhe shënuar brenda zonës së rreptësisë në minutën e 31-të. Kroati lëshoi një goditje potente në drejtim të portës e cila ishte e pamundur të kapej nga portieri.

Pas golit, Inter ka menaxhuar mirë, e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë dhe ka goditur sërish në të dytën kur ishte momenti i duhur. Në minutën e 73-të, Lautaro Martinez dyfishoi shifrat.

Vendasit janë munduar të futen në lojë në minutën e 88’ kur Maggiore ngushtoi shifrat në 1-2, por vetëm kaq, pasi zikaltrit menaxhojnë mirë minutat e fundit, madje shënojnë edhe golin e tretë me Sanchez dhe marrin tri pikë me shumë vlera. Rey Manaj e nisi titullar dhe zëvendësua në minutën e 60-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb