Lionel Messi në sytë e popullit zikaltër shihet si ëndrra më e madhe e merkatos, për Marotta është një utopi ndërsa trajneri Conte as që e merr mundimin të projektoj një rreshtim me Messin në formacion. Të vetmit që besojnë janë tifozët dhe mediat italiane, të cilat më shumë se sa fakteve i referohen situatës që Messi po kalon këtë periudhë, ku mes tij dhe drejtuesve të klubit nuk ka më dashuri. Fakt është që Messi në çdo rast, në çdo moment shfaqet në qendër të çdo projekti të Barcelonës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

E fundit është prezantimi i fanellave të reja të klubit blaugrana për sezonin e ri, fanella që Barcelona do të luaj në transfertë. Edhe në këtë rast, Messi shfaqet duke pozuar me fanellën e re e cila ka dalë në treg. Në Barcelonë as që e mendojnë një ekip pa Messi, presidenti Bartomeu dhe të gjithë drejtuesit, në çdo dalje publike kanë theksuar se Messi do të rinovoj kontratën aktuale për të mbyllur karrierën e tij në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: