Liga e Kampioneve nis so në mbrëmje xhiron e fundit të ndeshjeve në fazën e grupeve. E gjithë vëmendja drejtohet në “San Siro”, ku Inter pret Barcelonën në një sfidë vendimtare për të ardhmen e Antonio Conte dhe të besuarve të tij në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Zikaltërit renditen në vendin e dytë të Grupit F me shtatë pikë, po aq sa Borussia Dortmund që në shtëpinë e saj pret Slavia Prague. Për këtë arsye, kryesuesit e Serie A duhet të fitojnë me çdo kusht për të evituar çdo suprizë të hidhur. Në këtë mision, Inter ka marrë një “dhuratë” nga vetë rivalët, që kanë udhëtuar drejt Milanos pa gjysmën e titullarëve, përfshirë edhe Lionel Messi.

“Pleshti” do të qëndrojë pushim, pasi me kualifikimin në Champions të siguruar më parë, duhet të rikuperojë energjitë për garën e fortë për titullin kampion në La Liga. Gjithçka e hapur në Grupin E, ku Liverpool dhe Napoli nuk mund t’I lejojnë vetes gabime.

Kampionët e Europës krysojnë renditjen, teksa një barazim në transfetën e Salzburg i jep matematikisht biletën për në raundin tjetër.

Napoli nuk mund të presë dhurata nga formacioni anglez dhe për këtë arsye duhet të marrë maksimumin nga sfida e tij në shtëpi kundër belgëve të Genk. E njëjta situatë dramatike edhe në Grupin H.

Ajax kryeson me 10 pikë, por nuk mund të dështojë në “Johan Cruyff Arena” kundër Valnecias. Edhe Chelsea duhet të fitojë me çdo kusht sfidën e tij në Londër kundër Lille për të siguruar kualfikimin.

Në Grupin H, Leipzig është I kualifikuar, ndërsa e gjithë gara bëhet për vendin e dytë. Pa motivim gjermanët luajnë në transfertën e Lyon, ndërsa në sfidën tjetër Benfika pret rusët e Zenit St.Petersburg.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb