Për thuajse një sezon të tërë e mbajti jashtë fushe, ndërsa në merkaton e verës bëri gjithçka që ta largonte derisa i gjeti një sistemim te Paris SG. Por tani tek Inter duhet të jenë penduar që I rezervuan një trajtim të tillë Mauro Icardi. Sulmuesi ka rigjetur veten dhe po jeton revanshin personal ndaj klubit zikaltër, duke shënuar me vazhdimësi me skuadrën pariziene.

Dy gola të tjerë për Maurito në ndeshjen kundër Olympique Marseille të fituar 4-0 nga Paris SG. Gjithçka e lehtë për kampionët e Ligue 1, që e vranë garën që në pjesën e parë. Icardi hapi sërinë e golave në minutën e dhjetë, ndërsa në të 26-të, argjentinasi dyfishoi po vetë epërsinë e të zotëve të shtëpisë. Më pas në skenë u ngjit Mbappe.

Mbappe Cropped Opnmd1af3la51ua7qlt6e5xiy
Mbappe Cropped Opnmd1af3la51ua7qlt6e5xiy

Sulmuesi francez shënoi dy gola të tjerë në pjesën e parë, duke vulosur përpara kohe fitoren e Paris SG. Me këtë sukses, parizienët thellojnë në tetë pikë diferencën me ndjekësit më të afërt të Rennes, duke konfirmuar edhe një herë se nuk kanë rivalë që t;iu rrëmbejnë titullin kampion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb