Interi pasi mundi Kaljarin 1-5 javën e kaluar duket se nuk do të ndalet më. Sot në “Guizeppe Meazza” e ka mbyllur 45 minutëshin e parë po me të njëjtat shifra, 5-1, kundër Atalantës. Zikaltërit realizuan tre herë me anë të kapitenit Mauro Icardi dhe dy herë me mesfushorin Banega.

Mauro Icardi Goal ~ Inter vs Atalanta 1-0 by Sports_HD
Në golin e dytë të shënuar nga bomberi Icardi, portieri i Atalantës, shqiptari Etrit Berisha shkaktoi penallti në zonë ku mori edhe një karton të verdhë.

Mauro Icardi Second Goal ~ Inter vs Atalanta 2-0 by Sports_HD
Kjo është një sfidë direkte për jupat europës, pasi Inter pozicionohej në vendin e 5-të ndërsa Atalanta, surpriza e këtij sezoni në Seria A, renditej e 6-ta, me një pikë më pak se zikaltërit para fillimit të sfidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: