Interi ka mbyllur sezonin e Serie A me fitore. Zikaltërit triumfuan 0-1 ndaj Torinos, në transfertë. Me këto 3 pikë, ekipi i Inzaghit shkon në kuotën e 72 pikëve, në vendin e dytë.

Goli i vetëm i sfidës i takon Marcelo Brozovic, i cili realizoi në pjesën e parë falë një goditje kirurgjikale me të majtën. Ekipi i Juric pati shanset e veta në pjesën e dytë, por pa mundur dot të konkretizojë.

Asnjë minutë për Kristjan Asllanin, me lojtarin shqiptar që nuk u preferua sot. Torino përfundon edicionin në vendin e nëntë me 53 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: