Inter ka prezantuar sot përforcimin e 5 në merkaton e verës, sulmuesin 20-vjeçar Lautaro Martinez.

Dihej prej kohësh se zikaltërit kishin rënë dakord me Racing Avellarde, por për shkak të disa burokracive kishte munguar zyrtarizimi i argjentinasit.

Gjithsesi klubi nga Milano i ka bërë një prezantim prej ‘Top Player-i’ lojtarit që pseudonimin e ka “El Toro”. Një video interesante e cila më pas është shoqëruar edhe më intervistën e parë të lojtarit si zikaltër:

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem Interit, pasi një nga skuadrat më të mëdha në botë. Për zgjidhjen time, por edhe për ambientin zikaltër, kam diskutuar edhe me Diego Militon dhe tani pres të njihem me trajnerin dhe shokët e skuadrës. Dua ta njoh në qetësi kampionatin italian dhe atë që kërkon trajneri nga unë, për t’u përpjekur të jap më të mirën më pas”, u shpreh Lautaro Martinez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb