Interi vuan shumë por fiton 1-2 në fushën e Lecces, në sfidën e parë të kampionatit.

Goli për zikaltërit erdhi shumë shpejt. Lukaku zhbllokoi takimin që në minutë ne dytë, me anë të një goditje me kokë. Sulmuesi tregoi klasin e tij, menjëherë pas rikthimit të bujshëm nga Chelsea.

Pjesa e dytë do sillte golin e barazimit. Ceesay do mposhtte Handanovic, me një goditje të bukur.

Inter do përpiqej që të rriste presionin, por vendasit ishin të vendosur mirë në prapavijë. Rezultati do mbetej i pandryshuar deri në sekondat e fundit, me ekipin nga Milano që shpërblehet nga një gol i Dumfries.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: