Interi ka hedhur hapin fals të radhës në Verona ku ka barazuar 2-2 për të zbritur tashmë në vendin e katërt.

Zikaltërit ishin optimistë për këtë ndeshje për shkak të humbjeve radhazi që pësoi Lazio e vendit të dytë por të besuarit e Antonio Conte kanë konfirmuar luhatjet që kanë në rezultate.

Në fakt vendasit e Hellas Verona surprizuan që në minutën e dytë miqtë me golin e Lazovic. Por me fillimin e pjesës së dytë zikaltërit brenda 6 minutash përmbysën me golat e Candrevas dhe autogolin e Dimarco.

U duk se Interi do të dilte me 3 pikë nga Verona, por ishte Veloso që 4 minuta para fundit të ndeshjes hidhëroi miqtë me golin e barazimit.

Në këtë ndeshje nuk i përmbajti nervat as trajneri Conte, i cili ofendoi kolegun e tij kroat të Veronas, Ivan Juriç gjatë ndeshjes duke përdorur fjalë banale dhe duke i thirrut që mos thërriste shumë.

‘’Non rompere il cazzo e stai muto (Mos na çaj tr*** dhe pusho)’’- i bërtiti Conte- Juriçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb