Interi vazhdon agjërimin në Serie A. Pas 3 humbjesh dhe një barazim, zikaltërit e drejtuar nga Simone Inzaghi u mposhtën 0-1 në “San Siro” nga Monza.

Titullar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani, futbollisti shqiptar qëndroi 70 minuta në lojë. Ekipi nga Milano pati raste për të zgjidhur ndeshjen, por vuajti shumë në zonën pranë portierit.

Mysafirët ia dolën të befasojnë në minutën e 78-të, Caldirola godet saktë me kokë, pas një krosimi nga këndorja i Ciurria.

Objektivi Champions mbetet në lojë për Interin, që aktualisht renditet në vendin e pestë me 51 pikë. Monza e mesit të tabelës është e qetë sa i përket misionit mbijetesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: