TIRANE- Mëngjesi i kësaj të diele nuk ishte i kobshëm vetëm për familjen e të afërmit, por edhe për kolegët e bashkëpunëtorët e Adelajda Xhaminit, gazetares që u nda papritur nga jeta pas një arresti kardiak.

Ajo iku nga kjo jetë në moshë fare të re, vetëm 31– vjeçe, kur kishte ende shumë pasion e një të ardhme të shkëlqyer përpara, sidomos në botën e televizionit.

E ndërsa gjithmonë do ta kujtojmë për thjeshtësinë, energjinë pozitive e pasionin për gazetarinë, BalkanWeb ju sjell edhe intervistën e fundit televizive që daton më 11 shtator. E ftuar tek “Rudina” Adelajdam kryeredaktorja e revistës “Who” foli rreth dasmës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: