E mbani mend Robert E. Kelly, profesori i cili teksa ishte në një lidhje direkte me BBC, ndërpritet nga fëmijët e tij live.

Tashmë ai bashkë me familjen e tij është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Profesori ka dhënë një intervistë sërish për BBC, por kësaj here jo për Korenë e Jugut, por për incidentin e këndshme që ndodhi në shtëpinë e tij, ku protagonist u bë e gjithë familja.

Profesori tregoi se dhe ai kur e pa videon, bashkë me gruan e tij qeshën shumë. Madje ai konfirmoi se kishte veshur pantallona gjatë intervistës, pasi shumë media spekuluan se mund të kishte qenë me pizhama, kjo për faktin se nuk u ngrit nga karrigia për të larguar fëmijët, Marion dhe James.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: