Rangers do të luajë nesër ndeshjen e fundjavës në kampionat kundër Dundee-s dhe në konferencën për shtyp sot është paraqitur trajneri Gerrard i cili në krahë kishte edhe përforcimin më të ri, shqiptarin Eros Grezda.

23-vjeçari i transferuar nga Osijek zgjodhi që intervistën ta japë në gjuhën angleze pavarësisht se siç e tregon edhe ai vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale kishte probleme.

Gjithsesi Grezda, i rikuperuar së fundmi, për aventurën e re është shprehur:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Stafi është mjaft profesionist. Jam duke punuar shumë mirë këtu. Jam i lumtur që do të luaj për këtë. Këtu më kanë ndihmuar shumë që të përshtatem, më kanë folur për gjithçka, ka diferenca mes Europës dhe Britanisë. Me të vërtet më kanë ndihmuar shumë që të përshtatem dhe jam mirë. Po punoj fort, shpresoj që të debutoj nesër”, u shpreh Grezda.

Grezda nga minuta e nëntë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb