Një ndeshje shumë emocionuese dhe në të njëjtën kohë spektakolare u luajt mbrëmë në ‘Stadio Olimpico’ mes Lazio-s dhe Salzburg. Italianët arritën të fitojnë 4-2, por në një moment kur sfida ishte 2-2 situata ishte e tensionuar në kampin vendas.

Zgjidhja erdhi nga Anderson, i cili me një inkursion mbresëlënës shtensionoj tifozët dhe skuadrën me golin e tretë. Ky moment emocionoi shumë edhe trajnerin Simone Inzaghi i cili shpërtheu në një festë të çmendur.

Gëzimi i trajnerit i dokumentuar nga kamerat i ka bërë shumë përshtypje edhe Thomas Strakoshës i cili e ka shpërndarë videon në rrjetet sociale, me disa ikona që tregojnë se ky moment e ka bërë të qeshë gardianin e portës.

Kjo tregon më së miri edhe relatat e shkëlqyera të portierit shqiptar me trajnerin e tij, si dhe klimën e ngrohtë në klubin kryeqytetas.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb