Mes emocioneve që sjellin kujtimet e fëmijërisë, tasahmë në ambjentet e shkollës së rikonstruktuar, “Jeronim de Rada”, ish nxënësja Irma Libohova, ishte e pranishme në përurimin e saj dhe rrëfeu si ka nisur karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja e njohur tha se ka kënduar për herë të parë në ballkonin e kësaj shkolle, ndërsa sot është një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare.

“Faleminderit shumë! Më besoni, ky ballkoni këtu është ballkoni që më ka dhënë emrin VIP. Për herë të parë, kam kënduar këtu një këngë, që është kënga e nënës dhe mora duartrokitjet e para”, kujtoi ajo dhe këndoi disa vargje të asaj kënge.

Shkolla “Jeronim de Rada” u rikonstruktua me ndihmën e Katarit dhe sot u përurua nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb