Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka sjellë në fokus historinë e një familje në fshatin Plan i Bardh në Klos, e cila pas tërmetit të 26 nëntorit jeton në çadër.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Çupi theksoi se 13 anëtarë të familjes Basi jetojnë prej një viti në çadër, ndërsa ky do të jetë dimri i dytë që do të kalojnë jashtë shtëpisë së tyre.

Sipas Çupit, qeveria po i diskriminon dhe sipas krahinës familjet e dëmtuara nga tërmeti.

REAGIMI I CUPIT
Qeveria po i diskriminon edhe sipas krahinës familjet e dëmtuara nga tërmeti. Në Bashkinë e Klosit, ka familje që jetojnë në çadër prej 1 viti, por që as që janë në listat e qeverisë dhe bashkisë për t’u dëmshpërblyer. Në fshatin Plan i Bardhë, familja Basi me 13 persona, jeton në një çadër që pas 1 viti, ka dalë edhe ajo jashtë funksionit. Në “shtëpinë” çadër të të zonjës së shtëpisë Zile Basi, gjithçka po dëmtohet pak nga pak, shëndeti i familjes është në rrezik. Një dimër tjetër i vështirë për këtë familje në nevojë, të mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 Nëntorit, sepse qeveria është e padrejtë, e pandjeshme dhe e paaftë për të zgjidhur problemet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb