Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, publikon deklarata nga spitalet Covid në vend, ku qytetarët thonë se i blejnë vetë të gjitha, nga ushqimet e deri te respiratorët.

Sipas ish-deputetes, “pandemia ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët”.

Mesazhi i Pampurit:

Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm.

Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve teegojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët.

Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.

Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje. ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb