Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është nisur të ndjekë nga afër finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit. Por mesa duket ai është përballur me diçka të papritur, pasi është parë jashtë ambienteve të stadiumit Air Albania.

Dako është parë i shpërqendruar duke folur në telefon teksa pret të futet brenda në stadium. Fill pas disa sekondash, ai i ka dhënë telefonin një vajze të stafit, ndërsa pret që të marrë një përgjigje nga ajo.

Nuk dihet nëse Dako ka marrë biletë për ndeshjen apo po përpiqet ta zgjidhë me një telefonatë.

Për të parë nga afër ndeshjen është kryebashkiaku Erion Veliaj ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, Bora Muzhaqi, të cilët janë futur menjëherë në ambientet e stadiumit. Ndërkohë janë 500 të ftuar vip në këtë stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: