Emrat më të njohur të muzikës janë bërë bashkë për të krijuar hitin e verës dhe në rrjet ka nisur “lufta” e klikimeve.

Brenda disa ditësh janë publikuar tre bashkëpunime që deri tani kanë rezultuar të suksesshme, për të cilët nuk kanë munguar akuzat dhe ironitë e artistëve kundër njëri-tjetrit.

Fillimisht u publikua bashkëpunimi i reperit Matolale me këngëtaren Ronela Hajati, i titulluar “Papi Chulo.” Dy ditë më pas në të njejtën orë u publikuan dy këngë: Noiyz dhe Loredana, “Heart Attack”, dhe Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri, “Pare.”

Teksa Noizy po shijon momentalisht suksesin e këngës së tij ai nuk ka lënë dhe pa thumbuar në rrjetet sociale. Sipas reperit sot klikimet e këngëve po blihen duke ju referuar kështu këngës “Pare” dhe me sa duket edhe “Papi Chulo.”

“Mos harroni diçka… Shohim se kush është trending në vendin e parë. Trending nuk blihet”– shkroi ai pak ditë më parë në Instastory.

Noizyy 2 1
Noizyy 2 1

Pas reagimit të Taynës, ka ardhur edhe një reagim nga Matolale, i cili ka qenë dikur pjesë e “OTR.”

“Faleminderit të gjithëve për 2 milionë që kemi kapur, jo nga Afganistani”- shprehet Mato gjatë një videoje në rrjetet sociale, duke iu referuar klimeve në këngën e Noizyt dhe Loredanës.

Kujtojmë se MatoLale dhe Noizy kanë qenë dikur miq, madje ata kanë publikuar edhe një bashkëpunim muzikor të titulluar “Adrenalinë.” Mirëpo më vonë marrëdhënia e tyre u kris dhe vitin e kaluar dyshja i drejtuan edhe disse njëri-tjetrit./panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: