Kukësi ishte me fat që doli me një pikë nga transferta Gjirokastrite. Ndryshe nga se mendohej, kur të gjithë prisnim një dominim të ekipit verilindor, ndodhi krejtësisht e kundërta, Kukësi jo vetëm që nuk ishte superior por në fushë u shfaq një ekip pa idetë të qarta, pa kontroll të topit dhe shumë i prekshëm në mbrojtje. Pavarësisht se Shpëtim Duro e kishte vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, lojtarët dukeshin me mendje tek Partizani, kundërshtari i tyre këtë fundjave:

Barazimi në Gjirokastër shihet si një blof, një ndalesë e cila nuk ishte e parashikuar por Duro vijon të besoj se ekipi i tij do të qëndroj në garë deri në fund pasi ky është një kampionat ku të gjithë po gabojnë dhe diferencat janë shumë të vogla. Zyrtarisht Kukësi është dhe kampion dimri, me verilindorët që mbyllën dy fazat e para në krye të klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: