Është shembur sot me tritol në Durrës pallati 6-katësh, ADC, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, i cili kishte mbetur i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Prishja me shpërthim të kontrolluar është kryer nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Durrës (IMT) në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë.

Bashkia Durrës njoftoi se për arsye sigurie, të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati u larguan për disa dorë dhe ishin porositur të linin hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulnin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb