FIFA ka përcaktuar arbitrin e ndeshjes së premte mes Italisë dhe Shqipërisë e cila luhet në Palermo, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Treshja sllovene me arbitër kryesor Sllavko Vinçiç plotësohet me dy asistentët Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç.

Vinçiç nuk është hera e parë që drejton një ndeshje të Kombëtares sonë. Ai ka gjykuar në miqësoren e 15 nëntorit të 2011-s mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në Prilep.

Në atë ndeshje Shqipëria drejtohej nga asistenti i Josip Kuzhes, Xhemal Mustedanagiç, që sot drejton kombëtaren shqiptare U-17. Takimi përfundoi 0-0, por më tepër se për atë që u prodhua në fushën e lojës, ajo miqësore do të mbahet mend për thirrjet e vazhdueshme raciste anti-shqiptare të bëra nga tifogrupi “Majmunët”. Edhe pse veprimet raciste janë të ndaluara në futboll, arbitri slloven nuk mori asnjë masë për t’i ndaluar, raporton panorama sport.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb