Banorët e një pallati janë ngritur në një protestë para Bashkisë së Durrësit. Bëhet fjalë për një pallat në lagjen nr.18 që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Protestuesit kërkojnë një ekspertizë nga Instituti i Ndërtimit, pasi sipas tyre pallati është shumë i dëmtuar.

Banorët kanë kërkuar që pallati të shembet dhe të rindërtohet nga e para. Aktualisht banorët po trajtohen me bonus qiraje nga bashkia e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb