TIRANË – Tre persona janë arrestuar ditën e djeshme në kryeqytet pasi akuzohen për prodhim dhe shitje droge. Kaman Lumani, 28 vjeç, banues në Përmet, Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, shtetas grek, banues në Sarandë dhe Mariglen  Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan u arrestuan pasi në banesën e këtij të fundit në zonën e Yzberishtit në Tiranë u sekuestrua 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

“Dy shtetasit e parë kanë qënë të shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim”,  dhe  strehoheshin në banesën  e marrë me qira nga shtetasi Mariglen  Coha i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë ku ishin strehuar këta dy shtetas u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Një sasi rreth 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, si dhe tre telefona celular,” shkruhet në njoftimin e policisë. Materialet proçeduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën  penale  të parashikuar  në  ngarkim të shtetasve të mësipërm.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb