E ‘mbytur’ nga pikëllimi është shfaqur Ivanka Trump mëngjesin e së mërkurës, ndërsa pa të atin, Donald Trumpm, të largohej nga Uashingtoni.

39-vjeçarja nuk i përmbajti emocionet dhe lotët, ndërsa dëgjonte Trump të mbante fjalimin e fundit si President i SHBA.

Ivanka qëndronte përkrah burrit të saj, Jared Kushner, fëmijëve të saj dhe vëllezërve e motrave.

Ndonëse një ditë e trishtë për të dhe familjen e saj, Ivanka ishte kujdesur në maksimum për pamjen e saj ku u shfaq tepër elegante, e veshur me një pallto ngjyrë kremi, me kopsa të zeza.

Administrata e Donald Trump mbylli sot drejtimin e SHBA, ndërsa pritet inaugurimi i Presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb