VLORA
Gazetari Enrik Mehmeti për BalkanWeb siguron video nga momenti kur digjet automjet i shefit të paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinanit.
Automjeti u dogj në orën 1 të natës në rrugën ”Hajro Çakërri”. Duket se për disa momente automjeti u përfshi nga flakë dhe tym të madh derisa zjarrfikëset fikën flakët.
Kamerat e sigurisë kanë treguar për dy autorë që thyen xhamin e automjetit tip ”Nissan” dhe dogjën mjetin.
(BalkanWeb)