GREQI – Një helikopter ushtarak tip ‘Apache’ është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Greqi, gjatë një stërvitjeje ushtarake. Mediat në Greqi kanë publikuar video nga momenti kur
helikopteri AH-64D u përplas në ujë. Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë, ndërsa pilotët pësuan lëndime të lehta.
Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse rrëzimi i helikopterit ndodhi si pasojë e manovrës së gabuar të pilotëve apo ndonjë defekti teknik.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: