Gazetarja Brikena Metaj ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” edhe videon e momentit kur pas shpëtimit, alpinistët e Gjirokastrës kanë transportuar të riun e dëmtuar gjatë rrëshqitjes në malin e Murganës, ku kishte shkuar bashkë me të tjerë për alpinizëm.

Alpinistët mundën ta transportojnë të riun nëpër humnera dhe terrene mjaft të vështira.

Ata shprehen se Forcat Shqiponja dhe zjarfikëset mberritën diku afër fundit.

Po sipas tyre transporti i të riut zgjati 5 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb