TURQI-Është publikuar videoja e momentit të vrasjes së ambasadorit rus në Turqi.

Ambasadori rus Andrey Karlov u qëllua me armë në Ankara nga një person i identifikuar si Mevlut Mert Altintas, ish-pjesëtar i policisë turke.

Ambasadori rus nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Në pamje shihet se ambasadori ishte duke folur në një galeri fotografish, kur është qëlluar nga mbrapa nga personi i armatosur, i cili eshte vrarë pak pas ngjarjes.

Sipas mediave vendase, personi që qëlloi ambasadorin thirri “Allahu Ekber”

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb