TIRANE– Ambasadorin e SHBA në vendin tonë, Donald Lu, e kemi dëgjuar të flasë në gjuhën shqipe në konferencat dhe aktivitetet e ndryshme, por ama deri më sot nuk e kishim dëgjuar të këndonte shqip. Në prag të festave të fundvitit, ambasadori Lu dhe stafi i tij kanë zgjedhur një mënyrë speciale për t’i uruar shqiptarëve Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

I veshur me një jelek të kuq dhe një shall të zi, kreu i delegacionit amerikan bashkё me grupin muzikor nga Elbasani “ALAR BAND” kanë kënduar njё version plot energji tё “Ja na erdhi viti i ri”.

Me vegla muzikore tё fёmijёve nё duar, personeli i ambasadёs ka kёnduar shqip nё rezidencёn e ambasadorit Lu nё njё moment tё shpenguar pas njё viti mjaft tё ngarkuar për kёtё Ambasadё.



(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb