Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzon kryeministrin Edi Rama se ky i fundit ka refuzuar që të japë llogari për tenderin e ushqimeve, që ia dha një kompanie kompjuterësh maqedonase.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, teksa parashtron disa pyetje, Alibeaj pohon se Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë.

MESAZHI I ALIBEAJT
Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?
Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë. Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali. ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb