TIRANE

Pavarësisht protestave të banorëve të zonës së Astirit, një tjetër ndërtesë dykatëshe është shembur në kuadër projektit për Unazën e Re.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se ndërtesa, e cila ndodhet tek sheshi ‘Shqiponja’ ka nisur të shembet mbrëmjen e sotme, ndërsa pronarët e saj nuk kanë bërë rezistencë.

Deri tani, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar ne mbi 20, ndërkohë qe priten te prishen edhe mbi 10 objekte te tjera. Vetëm gjatë ditës së sotme Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë se Tiranës, ka prishur 4 ndërtime të tjera pa leje, ndërsa më pas ka bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur rezistencë nga banorët, të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, për t’i krijuar më pas mundësi makinerive të IMT-së që të vazhdojnë me shembjen e objektit.

“BalkanWeb” ka siguruar një video ku shihet se si fadroma shemb objektin në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb