“BalkanWeb” sjell pamjet nga vendi ku u gjetën të pajetë dy të rinjtë të zhdukur prej pesë ditësh në Malësinë e Madhe. Gazetari Senad Nikshiqi sjell detaje të reja nga Vrithi i Malësisë së Madhe, ku familjarët kanë mbërritur dhe kanë marrë trupat e pajetë të dy të rinjve.

Sipas gazetarit, do të duhen dy orë që trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt të dërgohen në morgun e Spitalit të Shkodrës. Ndërkohë, autori i dyshuari i këtij krimi tronditës, Danjel Pepaj, është zhdukur në drejtim të paditur. Gazetari Nikshiqi tha për “BalkanWeb” se vendndodhja e fundit e autorit të ngjarjes ka qenë Kastrati i Malësisë së Madhe.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 3 tetor, ku tre të rinjtë kanë pasur një sherr të madh për parcelat e kanabisit dhe më pas Danjel Pepaj i ka vrarë dy kushërinjtë e tij dhe iu ka zhdukur trupat, ndërsa ka ikur edhe vetë në drejtim të paditur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb