Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Ndërsa ndodhet me pushime në Firence me familjen e saj, duket se djali i saj i madh, Joni, na konfirmoi gjininë e fëmijës në mënyrën më të bukur dhe të çiltër.

Në një postim në ‘InstaStory’, Arbana shihet duke shëtitur me kuaj në Firence, ndërsa pranë saj ndodhet Joni.

“Hë mo Joni”, i thotë ajo duke buzëqeshur.

“Në Firence, ja me motrën”, thotë ai duke i përkëdhelur barkun moderatores.

Prej kohësh u përfol se Arbana ishte në pritje të një vajze pas dy djemve, e këtë herë Joni “e ka vulosur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: