TIRANË

Që në nisje të protestës ka pasur tensione mes qytetarëve dhe policisë. Shkak është bërë bllokimi i pedonales “Murat Toptani” nga policia me arsyetimin se pritet një delegacion.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa gra, banore të Unazës së Re kanë vrapuar për të kaluar nga Pedonalja por janë kapur nga punonjëset e policisë femra dhe janë larguar prej andej me forcë. Një grua ndërhyn për të ndihmuar një tjetër që është futur në mes nga policia dhe ndërsa policet tentojnë ta largojnë iu thotë të mos e prekin. “Jam e operuar, mos më prek”. Ky është momenti i përplasjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb