Pamja e Korçës ditët e fundit është bërë objekt shqetësimi e diskutimesh në opinion, për shkak të dhjetëra flamujve greke që janë vendosur ne pedonalen e qytetit.

Në këtë qytet po zhvillohet java kulturore Greke, në kuadër të nismës për njohjen e kulturave dhe traditave të tjera nga qytetarët shqiptarë.

Këto aktivitete me rastin e Javës Kulturore Greke zhvillohen nën kujdesin e Ambasadës Greke dhe Ministrisë e Kulturës dhe në këtë nismë janë përfshirë edhe bashki të tjera të Shqipërisë.

Por kjo pamje e qytetit të Korçës qe nuk është në asnjë nga bashkitë e tjera, i ka habitur dhe shqetësuar banorët e saj dhe turistet që ndodhen ne qytet.

Gjithashtu në rrjetet sociale ka një boom komentesh kritike.

“Ky qytet nuk është Selaniku, është Korça” shkruhet në rrjet dhe postohen fotot e qytetit të mbuluar me flamurin e shtetit grek.

Për News24 bashkia e Korçës bën të ditur se i janë bashkuar kësaj nisme me urdhër të Ministrisë së Kulturës ndërsa sa i përket flamujve të vendosur në pedonale dhe që ka shqetësuar mjaft qytetarë, zyrtarët e bashkisë bëjnë të ditur se vendosja e tyre është në mënyrë simbolike për të mirëpritur korin e Selanikut një kor ndërballkanik, i cili do të performojë te Teatri” Çajupi” në Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: