Dy orë, dhjetëra efektivë të FNSH dhe RENEA, si dhe një helikopter për të arrestuar 20-vjeçarin Aldi Lleshaj që grabiti mëngjesin e sotëm një automjet tip “Porsche” dhe plagosi në kokë efektivin e policisë së Lezhës Nikolin Gjergji. Lleshaj u arratis menjëherë pas ngjarjes dhe tentoi të fshihej në fushat nën autostradën Fushë-Krujë –Lezhë në zonën e Fushë-Gjormit.

Nga pamjet e mbërritura nga Policia e Shtetit duket momenti kur RENEA i bën thirrje 20-vjeçarit të dorëzohet por ai nuk pranon duke mbajtur gjithë kohës armën në dorë. Në video dëgjohen 7 të shtëna dhe më pas Aldi Lleshaj bie në tokë, çka solli edhe arrestimin e tij të menjëhershëm.

“Je i rrethuar, dorëzohu”, dëgjohen thirrjet e policisë. Ai u transportuar nën masa të rrepta sigurie në Qëndrën Spitalore të Traumës ku dukej i shtrirë përmbys në barelë, me një plagë në këmbë, ku ka marrë edhe plumbin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: