Brenda dy viteve, Liverpool fiton gjithçka i kishte munguar prej vitesh, fillimisht Champions dhe më pas titulli kampion në Premier League. Festa e tifozerisë së kuqe u zbeh vetëm nga Covid-19 por ky fakt nuk zbeh aspak atë që ekipi i Jurgen Klopp ka arritur. Një prej protagonistëve absolut është dhe Mohamed Salah, me sulmuesin egjiptian që nuk fsheh aspak emocionet:

“Nuk arrij të përshkruaj me fjale ndjesitë e këtij suksesi fantastik. Në Liverpool po përjetoj një eksperiencë të lumtur. Të qëndroj këtu është ndryshe nga çdo vend tjetër. Adhuroj të jetoj në këtë qytet dhe dëshiroj të qëndroj me “The Reds” sa më gjatë të jetë e mundur”. Në intervistën e tij për “BeIn”, Sala foli për triumfin në Premier League dhe për synimet e Liverpool për sezonin e ri: “Jemi një makineri perfekte, ka shumë sintoni mes të gjithë shokëve të ekipit, por duhet të kërkojmë gjithnjë më shumë. Do të jetë e vështirë të shprehemi sërish në këto nivele, si në Premier League ashtu edhe në Champions, por ne do të bëjmë të pamundurën”, u shpreh Salah.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: